Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku zbulon risitë e sezonit të...

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku zbulon risitë e sezonit të ri

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore ka nisur me supersfidën Skënderbeu-Partizani, një sezon spektakolar që do transmetohet i gjithi live dhe ekskluzivisht vetëm në ekranin e Supersport.

Do të jetë një kampionat për të mos u humbur pas gara për titull pritet të jetë shumë e fortë pasi në këtë sezon nuk ka skuadra favorite.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Glendi Tafaj, sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku ka zbuluar gjithçka në lidhje me sezonin e ri.

Nga gara për titull, te numri i të huajve për të vazhduar me rikthimin e derbit të kryeqytetit, mungesën e policisë së shtetit në stadiume, krijimi i ligës profesioniste apo edhe trukimi i ndeshjeve në kampionatin tonë.

Në fund Shulku ka folur edhe për kombëtaren shqiptare dhe për kompeticionin e ri që pritet të nisë në shtator Ligën e Kombeve duke i dalë në mbrojtje trajnerit Panucci për paraqitjen e dobët të kuqezinjëve në miqësoret e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments