Thursday, February 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREZyrtare/ Drejtori i ri i Vllaznisë Engin Firat prezantohet të mërkurën ora...

Zyrtare/ Drejtori i ri i Vllaznisë Engin Firat prezantohet të mërkurën ora 11.00

Pavarësisht zhurmës së krijuar rreth drejtorit sportiv të Vllaznisë, turkut Engin Firat, në klubin shkodran nuk e kanë shumë mendjen aty.

Administratori Lici, bashkë me drejtorin në fjalë dhe trajnerin Lika janë çdo ditë sëbashku për të diskutuar mbi detajet e mbarëvajtjes së përgatitjeve dhe njëkohësisht edhe plotësimin e skuadrës me lojtarë cilësorë.

Megjithatë, edhe prezantimi i drejtorit të ri nuk do mbetet pa u kryer. Siç ka bërë të ditur vetë klubi shkodran, për shkak të angazhimeve të shumta në ristrukturimin e Akademisë dhe të anës sportive të klubit, drejtori i ri Engin Firat do të prezantohet para mediave paraditen e së mërkurës në orën 11.00.

Në këtë mënyrë, edhe historia e ardhjes së tij duket se mbyllet këtu. E rëndësishme është që tek Vllaznia puna vazhdon.

Tashmë që është hedhur edhe shorti i kampionatit, stafi teknik do të mundohet të ndërtojë skuadrën me të cilën do të përballet në fushë ndaj Korabit, e me pas per te synuar ngjitjen ne Superlige.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments