Saturday, January 31, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKlubi i Premier Ligës në telashe, mund t’i heqin pikë për shkak...

Klubi i Premier Ligës në telashe, mund t’i heqin pikë për shkak të… trajnerit

Skuadra e Evertonit bëri disa lëvizje të bujshme në merkato, ku një ndër to ishte dhe afrimi i trajnerit Marko Silva. Ai ishte pjesë e Uatfordit, teksa zgjodhi t’i bashkohej klubit nga Liverpuli.

Ndërkohë mediat britanike raportojnë se Evertonit mund t’i hiqen pikë, për shkak se u interesuar pa leje për trajnerin, kur ai ishte nën kontratë me Uatfordin.

Mënyra e transferimit të trajnerit portugez është duke u hetuar nga organet përkatëse pranë Premier Ligës.

Në rast se kjo shkelje vërtetohet atëherë, Evertoni nuk mund t’i shpëtojë heqjes së pikëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments