HomeKRYESOREEsli Sala bashkohet në stëvitje me Valletta FC. Atje gjen edhe Ildi...

Esli Sala bashkohet në stëvitje me Valletta FC. Atje gjen edhe Ildi Grudën

Mesfushori 18 vjeçar shkodran Esli Sala nga dita e sotme i është bashkuar ekipit të tij të ri, Valleta FC në Maltë dhe ka nisur stërvitjen me të. Siç është bërë e ditur, ky klub ka rënë dakord me presidentin e “AAS” Arben Haveri për transferimin e këtij futbollisti dhe tashmë kjo është bërë realitet.

Megjithatë deri në fund të këtij muaji futbollisti shkodran nuk mund të quhet zyrtarisht pjesë e Valletta FC sepse duhet pritur hapja e merkatos së dimrit, për transferimin e kartonit të tij.

Por Sala nuk do të jetë i vetëm tek ky ekip. Aty ka gjetur edhe ish- sulmuesin e Akademisë Vllaznia Ildi Gruda. Ky i fundit ka pak kohë që është transferuar edhe ai në këtë ekip.

Të dy këta futbollistë do të kenë mundësi të shprehin vlerat e tyre fillimisht me këtë skuadër dhe më pas, pse jo për të synuar kalimin në ndonjë ekip tjetër europian. Megjithatë edhe ky transferim i parë mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e tyre.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments