Mesfushori 18 vjeçar shkodran Esli Sala nga dita e sotme i është bashkuar ekipit të tij të ri, Valleta FC në Maltë dhe ka nisur stërvitjen me të. Siç është bërë e ditur, ky klub ka rënë dakord me presidentin e “AAS” Arben Haveri për transferimin e këtij futbollisti dhe tashmë kjo është bërë realitet.

Megjithatë deri në fund të këtij muaji futbollisti shkodran nuk mund të quhet zyrtarisht pjesë e Valletta FC sepse duhet pritur hapja e merkatos së dimrit, për transferimin e kartonit të tij.

Por Sala nuk do të jetë i vetëm tek ky ekip. Aty ka gjetur edhe ish- sulmuesin e Akademisë Vllaznia Ildi Gruda. Ky i fundit ka pak kohë që është transferuar edhe ai në këtë ekip.

Të dy këta futbollistë do të kenë mundësi të shprehin vlerat e tyre fillimisht me këtë skuadër dhe më pas, pse jo për të synuar kalimin në ndonjë ekip tjetër europian. Megjithatë edhe ky transferim i parë mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e tyre.
© shkodrasport.com