HomeKRYESORERonaldo në mbështetje të Kulibalisë: Në botën e futbollit duhet vetëm respekt

Ronaldo në mbështetje të Kulibalisë: Në botën e futbollit duhet vetëm respekt

Ndeshja mes Interit dhe Napolit e vlefshme për javën e 18 të Serisë A italiane, pretendohej të ishte ndeshja kartolinë për këtë javë në Itali, por në fakt ka rezultuar të jetë një nga ndeshjet më negative të vitit. Shkak për këtë janë bërë tifozët zikaltër, të cilët më shumë se mbështetje për skuadrën e tyre, kanë ofenduar futbollistët kundërshtarë e sidomos Kulibalinë.

Gjatë gjithë ndeshjes, në drejtim të senegalezit ka pasur kore raciste nga tifozët e Interit dhe shpesh herë, është dashur ndërhyrja e fonisë së stadiumit, për të bërë thirrje që të ndalin koret. Madje, vetë Ançeloti u shpreh se ka kërkuar 3 herë që të ndërpritet ndeshja për shkak të këtyre koreve.

Sakaq, në rrjetet sociale futbollistët kanë nisur të mbështesin futbollistët me ngjyrë që janë prekur nga racizmi. Kështu, Kristiano Ronaldo ka postuar në ‘Instagram’ një foto së bashku me Kulibalinë në një dyluftim duke shprehur mbështetjen e tij. “Në botën e futbollit duhet të ketë vetëm edukatë dhe respekt. I duhet thënë jo racizmit dhe çfarëdo lloji tjetër të diskriminimit”, shkruhej në postimin e Ronaldos. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments