HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREShkodranët bëjnë “dhurata”, talentet drejt huazimit në skuadra të së Parës

Shkodranët bëjnë “dhurata”, talentet drejt huazimit në skuadra të së Parës

Vllaznia pritet që të bëjë disa afrime, madje edhe lojtarë të talentuar nga akademia nigeriane e “Derby”-t, ku si fillim falë bashkëpunimit mes drejtuesve shkodranë dhe atyre nigerianë është gjetur akordi që sulmuesi më i mirë i nigerianëve të mbërrijë në Shkodër në ditët e para të janarit 2019.

Por, duket se drejtuesit kuqeblu, ashtu si edhe në pjesën e parë të sezonit, kanë “harruar” një pjesë të mirë të talenteve të cilët kanë qenë pjesë e skuadrës së parë, por për shkak të objektivit Superiore apo dhe për mungesë hapësirash janë aktivizuar me ekipin B në kategorinë e Dytë.

Ndaj edhe shkodranët, kanë menduar që të huazohen në skuadra të Kategorisë së Parë. Fill pas ndeshjes së fundit zyrtare të Vitit 2018, me koplikast në “Reshit Rusi”, drejtuesit e skuadrës së Malësisë së Madhe kanë kërkuar disa nga lojtarët kuqeblu në formë huazimi, që u bëjnë punë, por edhe që do të kenë më shumë hapësira aktivizimi. Bëhet fjalë për lojtarë si: Denis Balaj, Ergi Borshi, Samet Ruqi, Samet Lushaj, apo Belajdi Pusi.

Në fakt kjo modë është ndjekur ndër vite nga shkodranët. Kujtojmë që tek shkodranët kanë luajtur edhe futbollistë si: Hamdi Salihi, Erjon Hoti apo Elvis Kraja e Franci Ahi që më parë spikatën në Shkodër por edhe në Superiore, e madje, disa prej tyre luajtën edhe me kombëtaren e madhe./vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments