HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVeleçiku shumë pranë marrjes së mesfushorit Rajçeviq nga Vllaznia

Veleçiku shumë pranë marrjes së mesfushorit Rajçeviq nga Vllaznia

Pas Valdano Nimanit, Veleçikut është shumë pranë marrjes së një tjetër futbollisti si përforcim në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për mesfushorin 20 vjeçar Sinisha Rajçeviq i cili aktualisht është pjesë e Vllaznisë.

Por duket se gjërat nuk po i shkojnë mirë këtij lojtari tek kuqeblutë sepse nuk ka qenë në planet e trajnerit Lika dhe për këtë arsye, vetë ai është duke menduar kalimin tek Veleçiku.

Trajneri Duli e kishte kërkuar që në verë por atëherë nuk u bë e mundur sepse tek Vllaznia e përfshinë në 25-shen e federimit. Por tashmë një lëvizje e tillë mund të bëhet realitet.

Rajçeviq është konsideruar si një nga elementët më të talentuar të dalë nga Akademia Vllaznia vitet e fundit por mungesa e hapësirave në ekipin e parë ka bërë që ai të mos i tregojë vlerat e tij.

Tek skuadra koplikase ai do mundet ta bëjë këtë gjë megjithatë duhet pritur zyrtarizimi i kësaj lëvizje. Veleçiku ndodhet aktualisht në vendin e gjashtë në renditje dhe po synon të bëjë përforcime në mënyrë që të sigurojë qëndrimin në kategorinë e parë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments