Pas Valdano Nimanit, Veleçikut është shumë pranë marrjes së një tjetër futbollisti si përforcim në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për mesfushorin 20 vjeçar Sinisha Rajçeviq i cili aktualisht është pjesë e Vllaznisë.

Por duket se gjërat nuk po i shkojnë mirë këtij lojtari tek kuqeblutë sepse nuk ka qenë në planet e trajnerit Lika dhe për këtë arsye, vetë ai është duke menduar kalimin tek Veleçiku.

Trajneri Duli e kishte kërkuar që në verë por atëherë nuk u bë e mundur sepse tek Vllaznia e përfshinë në 25-shen e federimit. Por tashmë një lëvizje e tillë mund të bëhet realitet.

Rajçeviq është konsideruar si një nga elementët më të talentuar të dalë nga Akademia Vllaznia vitet e fundit por mungesa e hapësirave në ekipin e parë ka bërë që ai të mos i tregojë vlerat e tij.

Tek skuadra koplikase ai do mundet ta bëjë këtë gjë megjithatë duhet pritur zyrtarizimi i kësaj lëvizje. Veleçiku ndodhet aktualisht në vendin e gjashtë në renditje dhe po synon të bëjë përforcime në mënyrë që të sigurojë qëndrimin në kategorinë e parë.
© shkodrasport.com