HomeKRYESORENdizet Superkupa, mesfushori i Milanit i prerë: Juven e mundim dhe fitojmë...

Ndizet Superkupa, mesfushori i Milanit i prerë: Juven e mundim dhe fitojmë trofeun

I gjendur në Jedah të Arabisë Saudite, ku në datën 16 janar, Milani dhe Juventus do të diskutojnë mes tyre finalen e Superkupës së Italisë, është mesfushori i Milanit, Tiemu Bakajoko, i cili premton luftë në një ndeshje të tillë.

“Duhet të luajmë si një skuadër, të stërvitemi fort, që të fitojmë ndaj Juventusit, e cila për momentin është skuadra më e mirë në Seria A. Mendoj se në një ndeshje teke si kjo, kemi mundësinë që t’i mundim.” – u shpreh Bakajoko.

Mesfushori francez, i cili është bërë një element i pazëvendësueshëm për formacionin e Gatuzos, shprehet gati për një sfidë të tillë: “Duhet të rikuperoj edhe pak energjitë nga ndeshja e fundit me Sampdorian, dhe do të jem gati për betejë. Përpiqem të jap më të mirën për Milanin, dhe të bëj të lumtur tifozët kuqezi.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments