Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKamzës s'i mjafton humbja ndaj Vllaznisë, polemikat mes drejtuesve vazhdojnë në distancë

Kamzës s’i mjafton humbja ndaj Vllaznisë, polemikat mes drejtuesve vazhdojnë në distancë

Sikur te mos mjaftonte humbja e djeshme ndaj Vllaznise per kupe, tek Kamza vazhdojne polemikat ne mes drejtuesve te saj, te cilat padyshim qe kane ndikimin e vet edhe ne ecurine e skuadres.

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i mbyll derën presidentit të skuadrës, Naim Qarri. Ky i fundit bëri një deklaratë publike dy ditë më parë, duke deklaruar se bashkia nuk kishte plotësuar detyrimet financiare për 49% të aksioneve të klubit që zotëron. Ndërsa, Qarri deklaronte se do të kërkonte heqjen e aksioneve të bashkisë.

I kontaktuar nga gazeta “Panorama Sport”, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, është përgjigjur shkurtimisht: “Nuk kam kohë për të humbur që të merrem me Qarrin”. Duket se palët janë ndarë përfundimisht dhe kryebashkiaku i Kamzës nuk ka ndërmend që të afrohet sërish me presidentin Qarri.

Ky i fundit në shumë prononcime për mediat i ka bërë thirrje Mziut që të mbështesë skuadrën. Qarri do të vazhdojë të jetë i vetëm në krye të ekipit, ndërsa duket se Kamzën e presin dy faza shumë të vështira.

Kujtojmë se skuadra i shpëtoi rënies nga kategoria një vit më parë, ndërsa dy aksionerët, Naim Qarri dhe Bashkia e Kamzës, nuk janë në një unison. Pritet që kjo të reflektohet në skuadër gjatë dy fazave që kanë mbetur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments