Përpjekjet e presidentit të Vllaznisë së basketbollit Alban Xhaferi pë rtë sjellë në ekip lojtarë cilësorë vazhdojnë. Pas marrjes së katër amerikanëve, ditën e sotme ka mbërritur edhe një basketbollist tjetër i cili do testohet dhe më pas do të vendoset për të.

Kështu, tek Vllaznia mbërrin sot edhe një tjetër basketbollist. Bëhet fjalë për serbin Pavle Cvetinoviç. Lojtari që luan në pozicionin qendër dallohet mbi të gjitha për shtatëlartësinë e tij sepse është i gjatë 2.13 metra dhe eshte vetem 22 vjeç.

Ai ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga Beogradi në Podgoricë dhe më pas do të marrë rrugën drejt Shkodrës ndërkohë që pasdite do të jetë në stërvitje me ekipin. Sipas drejtuesve të ekipit, Cvetinoviç do të jetë në provë për 4-5 ditë dhe nëse bindë stafin teknik të kuqebluve, atëherë do të firmosë për Vllazninë.

Nëse do të rezultojë i vlefshëm, do të ishte diçka shumë pozitive për ekipin shkodran i cili ka nevojë në fakt për lojtarë shtatëlartë. Dhe Cvetinoviç do ta përmbushte më së miri këtë kërkesë me gjatësinë që ka.
© shkodrasport.com