Sot, do të nisin ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për çerekfinalet e basketbollit të meshkujve. Vetem ndeshja Teuta- Vllaznia do te luhet te dielen per shkak te angazhimit te ekipit durrsak ne Ligen Ballkanike.

Në fundjavë do të zhvillohen edhe sfidat e rradhes te këtij edicioni për moshat U-18, për femra dhe meshkuj.

Më poshtë mund të njiheni me axhendën zyrtare të publikuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit. “Koshi” rikthehet sërish pas një pushimi disa javor./newsport/