Ngjarja e ndodhur në Peshkopi pasditën e sotme ka bërë bujë në media, pasi ekipi mik u kërcënua gjatë një takimi të rradhës në Kategorinë e Parë.

Lojtarë të Vllaznisë B morën kërcënime dhe presione të ndryshme nga administratori i klubit të Korabit, në një ndeshje të fituar nga ana e tyre, por siç duket ka pasur shumë tension përgjatë gjithë lojës dhe në përfundim të saj.

Një nga protagonistët e kësaj sfide, që është kërcënuar edhe nga administratori Mziu tregon për Shkodra.News si ndodhi ngjarja dhe kërcënimet e marra nga administratori i klubit të Korabit.

Në prononcimin e tij, mbrojtësi i Vllaznisë B dhe njëkoësisht kapiten i kësaj skuadre, Enes Isufi, thotë se lojtarët e ekipit të Vllaznisë janë kërcënuar, madje edhe goditur dy prej tyre.

“Ishin minutat e fundit të lojës dhe vazhdoi një konflikt mes lojtarëve. Gjyqtari kryesor ndëshkoi dy lojtarë me kartona të kuq.

Njëri nga ekipi jonë dhe një nga lojtarët e Korabit. Aty më pas hyri në fushë administratori i Korabit, Mziu.

Nga ky përson, unë jam kërcënuar dhe ofenduar. Por, si një lojtar profesionist nuk rash pre e provokimeve të tij.

Do ju vras dhe do ju fus plumb na tha. Fatmirësisht, unë nuk jam goditur, por dy lojtarët e tjerë të ekipit tonë po.

Pra, janë goditur Tula dhe Hajdari pikërisht nga Mziu. Në këto moment, gjyqtari i takimit është tërhequr dhe erdhën policët në fushë.

Gjithsesi nuk jemi ndjerë të sigurtë në ato momente. Madje, edhe lojtarët e Korabit u bën pjesë e sherrit, por nga ato kuptojet pasi fundja ishte mes lojtarësh, ngaqë ishte një lojë e luftuar që nga fillimi nga të dyja skuadrat, pasi secilës i duhej fitorja.” – shprehet Isufi.

“Gjithsesi unë nuk e mbaj mendjen aty sepse jam i ri dhe për momenti dua të luaj vetëm futboll. Më vjen keq që ndodhin këto gjëra, por të jeni të bindur se nuk ndikojnë aspak tek unë.” – e mbyll prononcimin e tij mbrojtësi 17-vjeçar i Vllaznisë.