Hendbolli eshte nje nga sportet qe vitin e kaluar e nderoi Sportklub Vllaznine sepse u shpall kampion i vendit. Nje titull qe vinte pas disa vitesh mungese ne Shkoder ndonese duhet thene se kemi te bejme me nje sport te suksesshem per kete qytet.
Dhe nje nder emrat qe i ka bere Vllaznise si sportist por edhe si trajner, padyshim qe eshte Ali Matlija. U ndalem sot tek ky personazh ngaqe ka ditelindjen, feston 72 vjetorin e lindjes se tij.
Ali Matlija ka lindur ne Shkoder me 14 korrik 1948 dhe zgjedh te merret me sport ne rinine e tij dhe pikerisht me hendbollin. Nje sport qe nisi te luhej ne vitin 1970 ne kete qytet dhe ai ishte nder te paret bashke me Ismail Kombin, Franc Pavaci, Muharrem Dibra, Aqif Boriçi dhe me trajner Frederik Bianku.
Hendbolli nuk vijoi te luhej gjate megjithate Matlija do te ishte gjithnje aty dhe ne rikthimin e tij ne fundin e viteve ’80, por tashme si trajner. Fillimisht do te drejtonte ekipin e te rinjve ndersa ne viti 1993 do te ishte trajner i ekipit te pare.
Me pas u hap rruge te tjere trajnereve te cilet arriten ta shpallin edhe kampion Vllaznine, por serish hendbolli ne Shkoder do te shkrihej.
Do te duhej kontributi i Ali Matlijes dhe i shefit te klubit shumesportesh Vllaznia Gezim Mema, qe ky sport te rikthehej serish ne kete klub.
Alia Ka vijuar te jete edhe me pas gjithmone prane ketij sporti duke dhene kontributin e tij ne rolin e konsulentit dhe ka qene gjithnje krahu i djathte i trajnereve qe kane punuar me ekipin. Ali Matlija eshte nje vlere jo vetem e hendbollit por e gjithe sportit shkodran dhe atij shqiptar.
Gjergj KOLA