SKËNDERBEU-VLLAZNIA 2-1

Gjyqtarë: K.Meta (Tiranë), I.Tartari (Fier), E.Doda (Tiranë); Ka dy momente të dyshimta për penallti, një gol që duhet të anulohej dhe një i kuq i munguar në Korçë.

14′ Zhunior nis një top për Sidorenkon, që sapo futet në zonë has në rezistencën e Pëllumbit. Sfera ndalet në dorën e mbrojtësit të Skënderbeut dhe duhet të jepej penallti.

54′ Marku fton Sidorenkon dhe ky i fundit shmang Marën, por ndërhyn Elezi që zgjidh gjithçka. E megjithatë, shkodranët pretendojnë se topi është marrë me dorë nga ana e Elezit. Moment i dyshimtë, pasi pamjet janë të kufizuara.

61′ Hygor godet me taka të ngritura ne gjoks Elezin. Arbitri i jep vetëm të verdhë. Një rast në limitin e të kuqit.

74′ Elezi bën faull taktik ndaj Zhuniorit, Meta ia fal kartonin. Nëse e ndëshkonte, merrte të verdhin e dytë dhe automatikisht me të kuq.

90′ Pusi shënon pas asistit të Mensah, por nga pamjet filmike duket që shkodrani është në pozicion jashtë loje.