Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU tha se ishte mbipeshë, Xhevahir SUKAJ flet me fakte: 800 kilogramë...

U tha se ishte mbipeshë, Xhevahir SUKAJ flet me fakte: 800 kilogramë (FOTO)

Xhevahir Sukaj u transferua te Flamurtari në këtë merkato dimri. Sulmuesi shkodran luajti minutat e para me fanelën kuqezi në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës. Edhe trajneri Ilir Daja e aktivizoi në pjesën e dytë, 31-vjeçari zhvilloi një performancë pozitive.

Sot, si për t’i mbyllur gojën të gjithëve, Sukaj ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet duke u peshuar në peshore elektronike. Edhe pse numrat tregojnë vetëm 80 kilogramë, shkodrani preferon të ironizojë duke shkruar: “800 kilogramë”.

Kujtojmë që Xhevahir Sukaj është një nga lojtarët më me eksperiencë në Superiores. Pasi mbylli bashkëpunimin me skuadrën e Laçit, tashmë 31-vjeçari ka zgjedhur të kontribuojë për ekipin e Flamurtarit./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments