HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVllaznia për fitore ndaj Vorës dhe për të thelluar diferencën me Erzenin

Vllaznia për fitore ndaj Vorës dhe për të thelluar diferencën me Erzenin

Diferenca aktuale prej shtatë pikësh me Erzenin e vendit të dytë pritet të thellohet edhe më shumë nga Vllaznia në dy ndeshjet e mbetura të fazës së dytë të kampionatit. Objektivi është që në fund të kësaj faze kur të bëhet përgjysmimi I pikëve, ekipi shkodran të jetë katër ose pesë pikë larg shijakasve dhe një shkëputje e tillë do t’I ndihmonte ata për të kontrolluar ecurinë e garës në fazën e tretë.

Por për të ndodhur kjo, kuqeblutë në rradhë të parë duhet të bëjnë mirë punën e tyre. Duke nisur nga takimi I së shtunës në tranfertë me ekipin e Vorës. Takimi që do të luhet në kompleksin “Olimpik” do të tentohet të fitohet me çdo kusht nga Vllaznia.

Në pamje të parë është një ndeshje e lehtë sepse do luajë ndaj ekipit të vendit të fundit në renditje, megjithatë nuk do të jetë e lehtë. Vora në dy takimet e fundit ka fituar ndaj Vorës dhe ka humbur me vështirësi ndaj Besëlidhjes.

Ndryshimet që kjo skuadër ka pësuar në merkaton e janarit, e kanë bërë atë edhe më të fortë dhe prandaj ajo do të tentojë t’I marrë pikë Vllaznisë. Por kjo e fundit padyshim që është e vendosur për ta fituar ndeshjen e së shtunës, ashtu si dhe atë të javës së ardhshme në Shkodër ndaj Ilirisë.
Ndërkohë ndjekësi e saj më e afër- Erzeni, të shtunën do të ketë një tjetër transfertë të vështirë në Shënkoll dhe nuk përjashtohet mundësia që të ndalet sërish.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments