Thursday, July 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia të shtunën luan miqësoren e parë të përgatitores para startit të...

Vllaznia të shtunën luan miqësoren e parë të përgatitores para startit të sezonit të ri

Pas pak ditësh pushim, ekipi i Vllaznisë që prej ditës së martë i është rikthyer sërish fushës së stërvitjes duke nisur në këtë mënyrë edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik që siç dihet startin e ka më 22 gusht.

Por ndërkohë përgatitjet do të shoqërohen edhe me ndeshje miqësore dhe madje kuqeblutë e kanë siguruar të parën. Në fakt ajo ende nuk është zyrtarizuar nga ana e klubit shkodran, por ka qenë klubi Otrant i Ulqinit që e ka publikuar një gjë të tillë.

Ai ka bërë të ditur se ndeshja miqësore me Vllazninë do të luhet ditën e shtunë më datë 25 korrik në ora 18:00 në kompleksin “Olimpik” të Ulqinit. Përpos ndeshje me shkodranët, ekipi ulqinak ka programuar edhe një miqësore tjetër, pikërisht të dielën në Lezhë ndaj Besëlidhje.

Kujtojmë që Otrant i Ulqinit është ngjitur sërish në Superligën e Malit të Zi dhe këto ndeshje miqësore do t’i shërbejnë shumë stafit teknik në prag të nisjes së kampionatit të ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments