Diferenca aktuale prej shtatë pikësh me Erzenin e vendit të dytë pritet të thellohet edhe më shumë nga Vllaznia në dy ndeshjet e mbetura të fazës së dytë të kampionatit. Objektivi është që në fund të kësaj faze kur të bëhet përgjysmimi I pikëve, ekipi shkodran të jetë katër ose pesë pikë larg shijakasve dhe një shkëputje e tillë do t’I ndihmonte ata për të kontrolluar ecurinë e garës në fazën e tretë.

Por për të ndodhur kjo, kuqeblutë në rradhë të parë duhet të bëjnë mirë punën e tyre. Duke nisur nga takimi I së shtunës në tranfertë me ekipin e Vorës. Takimi që do të luhet në kompleksin “Olimpik” do të tentohet të fitohet me çdo kusht nga Vllaznia.

Në pamje të parë është një ndeshje e lehtë sepse do luajë ndaj ekipit të vendit të fundit në renditje, megjithatë nuk do të jetë e lehtë. Vora në dy takimet e fundit ka fituar ndaj Vorës dhe ka humbur me vështirësi ndaj Besëlidhjes.

Ndryshimet që kjo skuadër ka pësuar në merkaton e janarit, e kanë bërë atë edhe më të fortë dhe prandaj ajo do të tentojë t’I marrë pikë Vllaznisë. Por kjo e fundit padyshim që është e vendosur për ta fituar ndeshjen e së shtunës, ashtu si dhe atë të javës së ardhshme në Shkodër ndaj Ilirisë.
Ndërkohë ndjekësi e saj më e afër- Erzeni, të shtunën do të ketë një tjetër transfertë të vështirë në Shënkoll dhe nuk përjashtohet mundësia që të ndalet sërish.
© shkodrasport.com