HomeKRYESOREAsisti që ndryshoi gjithçka, Hysaj fiton besim për të qenë kundër Ronaldos

Asisti që ndryshoi gjithçka, Hysaj fiton besim për të qenë kundër Ronaldos

Elseid Hysaj po kalon sezonin më të vështirë në kampionatin italian, duke qenë se këtë sezon, e ka pasur të vështirë të mbajë vendin e titullarit dhe në shumë ndeshje me rëndësi të veçantë, ai është preferuar që të lihet në stol nga trajneri Ançeloti.

Megjithatë, ndeshja e fundit ndaj Parmës ka rezultuar me fat për mbrojtësin shkodran. Hysaj arriti të jepte një asist fantastik, asist i cili duket se është vlerësuar maksimalisht edhe nga vetë trajneri Karlo Ançeloti.

Këtë fundjavë, Napoli luan ndaj kampionëve të Juventusit dhe me shumë gjasa, Hysaj do ta nisë nga minuta e parë. Detyra e tij në këtë takim, është mjaft e vështirë pasi përballë do të ketë Kristiano Ronaldon.

Në balotazh për një vend titullari në formacion, gjithashtu është edhe Gulam por tekniku Ançeloti ka provuar vazhdimisht Hysajn dhe ky i fundit është favorit për ta nisur takimin nga minuta e parë. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments