HomeFUTBOLLGazetari i njohur bën ironi me Panuçin: Na ço një zile kur...

Gazetari i njohur bën ironi me Panuçin: Na ço një zile kur ta mësosh si profesion (FOTO)

Shqipëria nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Turqisë. Ndeshje e cila u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër u mbyll me rezultatin 0-2.

Përveç rezultatit në fushën e lojës u pa dhe një skuadër pa ide e çorientuar në fushën e lojës dhe kjo gjë i faturohet pikërisht ish-trajnerit Panuçi.

Gazetari i “RTSH Sport”, Pano Xhixho është treguar disi i ashpër me Panuçin pasi ka publikuar dy foto në faqen e tij në Instagram.

Në foton e parë që është bërë nga dhomat e zhveshjes së kombëtares gazetari është shprehur ” Të gjitha i ka shkruajt, vetëm skemën fituese jo”, ndërsa përsa i përketë shkarkimit të tij, Pano Xhixho postoi një foto me trajnerin Panuçi dhe me dixhiturën “Ciao Mister… Na ço një zile kur ta mësosh si profesion… “.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments