HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU largua nga Teuta, mbrojtësi mes Vllaznisë dhe Partizanit

U largua nga Teuta, mbrojtësi mes Vllaznisë dhe Partizanit

Esin Hakaj, shkodrani që luan në linjën e majtë të mbrojtjes, aty ku ka qenë pjesë e skuadrave si: Vllaznia, Partizani e sezonin e shkuar me Teutën duket se është shumë pranë skuadrës së re për sezonin 2019-2020.

Nga sa bëhet e ditur, Hakaj ka marrë ofertë nga Vllaznia, por shumë afër tij duket edhe skuadra e Partizanit, aty ku Hakaj ka qenë pjesë edhe dy vite më parë. Esin Hakaj, me Teutën ka luajtur si titullarë në pjesën më të madhe të ndeshjeve, e madje edhe duke spikatur.

Si te Partizani, ashtu edhe te Vllaznia, Hakaj do të bënte punën në linjën e majtë, madje ai krahas detyrës mbrojtëse dallohet dhe për shpërthimet në krah.

Megjithate vete lojtari ne nje prononcim dhene mbreme per “Shkodra Sport£ deklaroi se do t’i studionte me kujdes te gjithe variantet e mundshme dhe pastaj do te vendoste se ku do te luante ne sezonin e ardhshem.

Ai nder te tjera ka deklaruar se nuk e perjashtonte mundesine e rikthimit ne Shkoder, por nese Partizani ka hyre vertete ne loje per te marre sherbimet e tij, ketu pastaj komplikohen gjerat sepse çdo futbollist do te deshironte te luante me nje ekip kampion dhe per me teper, ta niste nga Champions League.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments