HomeATLETIKEHeldi Valikaj i shtati në Festivalin Olimpik Rinor Europian

Heldi Valikaj i shtati në Festivalin Olimpik Rinor Europian

Nder sportistet shqiptare pjesmarres ne Festivalin Olimpik Rinor Europian, shpresat me te medha per medalje kane qene te perqendruara tek atleti shkodran Heldi Valikaj.

Ai ka konkurruar paraditen e sotme ne garen e kercimit trehapesh ne Baku te Azerbajxhanit dhe ka arritur te kerceje 14.45 metra, duke perseritur kesisoj rezultatin qe arriti pak dite me pare edhe ne Kampionatin Ballkaniku ku dhe u rendit i dyti duke merituar medaljen e argjendte.

Por ne keto gara europiane, ai eshte renditur ne vendin e shtate. Kuptohet qe edhe pritshmerite kane qene per nje rezultat me te mire dhe vete trajneri i tij Fatjon Serhati e pat deklaruar se me 14.80- 14.90 Heldi mund t’i afrohej medaljeve.

Dhe ne fakt atleti qipriot qe fitoi medaljen e bronzte, ka kercyer 14.92 m, çka do te thote se nese atleti yne do te kishte bere kercimin e tij me te mire, do t’i ishte ofruar zones se medaljes.

Megjithate edhe vendi i shtate ne Europe per moshen e tij, padiskutim qe eshte nje rezultat shume i mire per atletin e Vllaznise dhe te kombetares shqiptare Heldi Valikaj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments