HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nesër ndeshje, por ritmi i stërvitjes nuk ulet

Vllaznia nesër ndeshje, por ritmi i stërvitjes nuk ulet

Kuqeblute do te luajne pasditen e se shtunes te paren miqesore ne kuadrin e pergatitjeve te sezonit te ri futbollistik. Ne oren 17.00 ato do te zbresin ne fushen e stadiumit te Lezhes per t’u ndeshur me Beselidhjen.

Por ndonese do te ndodhe keshtu, ekipi i Vllaznise nuk e ka ndalur ritmin ne procesin stervitor. Edhe diten e sotme ai ka planifikuar dy seanca, nje paradreke dhe nje pasdreke dhe po ashtu, edhe neser paradreke do te kete perseri stervitje.

Trajneri Mirsad Jonuz deshiron te kape ritmin e humbur dhe te beje gati skuadren per nisjen e kampionatit. Gjithçka eshte duke u planifikuar per daten 24 gusht kur eshte percaktuar deri me tani edhe nisja e tij.

Nese do te kete shtyrje te startit, kjo padyshim qe do te ndikoje per mire, megjithate tek Vllaznia jane duke i bere llogarite ndryshe. Futbollistet po i perballojne si duhet ngarkesat dhe tashme mbetet per t’u pare edhe ne fushen e lojes.

Mbetet me interes paraqitja e lojtareve te rinj te ardhur nga merkatoja, ashtu siç duhet pritur per t’u pare edhe edhe vendosja qe do te beje ne fushe trajneri Jonuz.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments