Kuqeblute do te luajne pasditen e se shtunes te paren miqesore ne kuadrin e pergatitjeve te sezonit te ri futbollistik. Ne oren 17.00 ato do te zbresin ne fushen e stadiumit te Lezhes per t’u ndeshur me Beselidhjen.

Por ndonese do te ndodhe keshtu, ekipi i Vllaznise nuk e ka ndalur ritmin ne procesin stervitor. Edhe diten e sotme ai ka planifikuar dy seanca, nje paradreke dhe nje pasdreke dhe po ashtu, edhe neser paradreke do te kete perseri stervitje.

Trajneri Mirsad Jonuz deshiron te kape ritmin e humbur dhe te beje gati skuadren per nisjen e kampionatit. Gjithçka eshte duke u planifikuar per daten 24 gusht kur eshte percaktuar deri me tani edhe nisja e tij.

Nese do te kete shtyrje te startit, kjo padyshim qe do te ndikoje per mire, megjithate tek Vllaznia jane duke i bere llogarite ndryshe. Futbollistet po i perballojne si duhet ngarkesat dhe tashme mbetet per t’u pare edhe ne fushen e lojes.

Mbetet me interes paraqitja e lojtareve te rinj te ardhur nga merkatoja, ashtu siç duhet pritur per t’u pare edhe edhe vendosja qe do te beje ne fushe trajneri Jonuz.
www.shkodrasport.com