HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGilman Lika: Kush është tifoz nuk ka nevojë për ftesë. Ata janë...

Gilman Lika: Kush është tifoz nuk ka nevojë për ftesë. Ata janë të etur për të mbështetur Vllazninë

Tek Vllaznia duket se ka entuziasëm në prag të nisjes së kampionatit. Gjërat duket se kanë marrë për mirë dhe ndryshimet në skuadër i ka ndier edhe kapiteni Gilman Lika, që këtë vit duhet të bëjë liderin në fushën e lojës. 32-vjeçari jep opinionin e tij për Vllazninë e re në një prononcim për “Supersport” kur thotë:

“Kanë ardhur shumë lojtarë dhe pothuajse është bërë një ekip i tërë. Presim të konsolidohet ekipi. Prej 20 ditësh kemi bërë stërvitje intensive. Erdhi kampionati dhe jemi gati”.

Në ditët e fundit atmosfera në Shkodër është ndezur, me tifozët që kanë qëndruar pranë skuadrës për t’i mbështetur ata.

“Si çdo shkodran e kam ndier shumë atë që ndodhi para dy ditësh. Në miqësore pamë që kishte shumë tifozë dhe Shkodra është e uritur pasi nuk e kishim vendin në Kategorinë e Parë. Në miqësore na mbështetën dhe Shkodra është gati për kampionatin”- thotë kapiteni kuqeblu.

Shkodra është cilësuar si djepi i futbollit shqiptar dhe një nga skuadrat me mbështetjen më të madhe të publikut. Ekipi që futbollit shqiptar i ka dhënë tonin, po bëhet gati për një tjetër sezon që pritet të jetë shumë i egër. Në lidhje me tifozët, flet edhe kapiteni Lika që thotë:

“Nuk kam qejf të jap mesazhe. Kush e do Vllazninë me zemër, nuk ka nevojë për fjalët tona. Jam i bindur që janë të uritur për ta mbështetur Vllazninë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments