HomeKRYESOREErjona SULEJMANI në “San Siro” për të mbështetur Interin, jep përgjigje epike...

Erjona SULEJMANI në “San Siro” për të mbështetur Interin, jep përgjigje epike për rikthimin me Xhemailin

Erjona Sulejmani, shkodrania e cila ka qene gruaja e Blerim Xhemailit, është shumë aktive në rrjetet sociale ku sëfundmi ka zhvilluar dhe një pyetsor. E konfirmuar tashmë si tifoze e klubit të Interit, Sulejmani ka treguar se do të jetë e pranishme në stadiumin “San Siro” në 6 tetor, në ndeshjen midis Interit dhe Juventus.

Kureshtja më e madhe e fansave qëndron pikërisht tek marrëdhënia midis saj dhe mesfushorit Xhemaili, të cilët për një kohë rrëmbyen dhe gazetat “Gossip” në Itali.

“U ndave me të për arsye tradhtie?”, i shkruan një fans.

“Jo, nuk ka qenë kjo arsyeja”, i është përgjigjuar Sulejmani.

Më tej fansat kanë vazhduar akoma më të interesuar duke e pyetuar nëse do të kthej përsëri me ish burrin e saj në rast se do t’i jepej mundësi. Përgjigja e bukuroshes Erjona Sulejmani ka qenë epike:

“Është një pyetje që ma bëjnë gjithmonë, po përgjigjem njëherë e përgjithmonë. Nuk më pëlqen t’i përsëris gjërat në jetën time dhe aq më pak të besoj te supa që ngrohet disa herë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit”, ka shkruar Erjona në Instagram.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments