HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuperliga shkarkon edhe një tjetër trajner. Ikën Ardian Mema

Superliga shkarkon edhe një tjetër trajner. Ikën Ardian Mema

Humbja në sfidën ndaj Bylist ka bërë që “furtuna” të rinisë sërishë tek ekipi i Tiranës dhe në qendër është vendosur trajneri Ard Mema.

Ditën e sotme u bë e ditur se tekniku Mema nuk doli në stërvitje me ekipin të cilin e drejton, pasi ishte në një takim me Presidentin e Tiranës, Refik Halili.

Së fundmi “Top Channel” ka raportuar se nga takimi palët kanë zgjidhur me marrëveshje kontratën që I mbante të lidhur dy palët. Mema në fillim të këtij sezoni kishte mbështetjen e plot nga klubi, ndërsa mungesa e rezultateve pas humbjes me Kukësin, tronditi stolin e tij.

Kandidaturat për zëvendësimin e Memës siç raporton Top Channel, janë të shumta, por emri më I afërt është ai I Julian Ahmataj, I cili garon me trajnerin e moshave Bledar Devolli.

Nga klubi ende nuk ka asnjë vendim zyrtar për të ardhmen e trajnerit aktual, apo për trajnerin e ri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments