Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREElvis Plori elozhe Besëlidhjes së tij: Jam krenar për këtë skuadër. Ajo...

Elvis Plori elozhe Besëlidhjes së tij: Jam krenar për këtë skuadër. Ajo i duhet Superligës

Kategoria e Parë e futbollit mbylli dje javën e gjashtë të këtij edicioni. Besëlidhja mposhti në Lezhë ekipin e Shkumbinit me rezultatin 2-0. Djemtë e Elvis Plorit kanë zhvilluar një volum të madh loje, teksa veç dy golave të shënuar nga Camara dhe Hoxha kanë shpërdoruar edhe një 11 metërsh.

Në takimin e djeshëm është fakt goditja plot gjashtë herë e shtyllave nga vendasit, një statistikë e veçantë kjo për kampionatin në Shqipëri.
Këto statistika dhe ecurinë e mirë të ekipit, vë në pah trajneri Elvis Plori që shprehet krenar për lojën e të besuarve të tij, teksa e sheh padyshim Besëlidhjen pjesë të Superligës.

“Nuk jam një trajner që bëj reklama në facebook, por jam krenar për këtë skuadër dhe për Kategorinë e parë është një statistikë fantastike të krijosh kaq shumë për 90 minuta.

Ky ekip, kjo Besëlidhje i duhet Superligës”, shkruan ai në postimin e tij. Besëlidhja ndodhët në vendin e dytë me 12 pikë, vetëm një më pak se kryesuesit e Korabit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments