Pak ditë më parë, Bekim Balaj linte shenjë në fitoren e Shturm Grac në kampionatin austriak duke u kthyer te goli që i mungonte prej një muaji. Sot, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur golin edhe në Kupën e Austrisë, duke ndihmuar klubin e tij të kalonte turin përballë Kapfenberg.
Sumlmuesi shqiptar ishte titullar në sfidën e sotme dhe në fillimin e pjesës së dytë u bë protagonist duke nisur aksionin e golit të avantazhit të shënuar nga Despodov.
Ai qëndroi në fushën e lojës deri në mbyllje të ndeshjes, duke ndihmuar edhe në mbrojtje për të ruajtur këtë rezultat dhe në shtesën e takimit, një insistim i tij solli edhe golin e dytë.
Balaj detyroi një mbrojtës kundërshtar që të humbte topin nga nxitimi dhe i vetëm para portierit dërgoi sferën në rrjetë për të çuar shifrat në 2-0 e vulosur fatin e kësaj ndeshje dhe kaluar ekipe e tij në çerekfinale. /vipsport/


