Ndeshja mbaroi. Anglezët u falenderuan për mikëpritjen dhe shkuan në shtëpi. Tani është koha për të punuar. Kështu eshte shprehur trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi në llogarinë e tij ne rrjetet sociale, teksa ka një dilemë të madhe, transmeton.
“A ka mundësi me e ditë, sepse nuk e kuptova hala. A bëmë mirë a keq që i mirëpritëm anglezët”, ka shkruar Munishi me ikonat duke qeshur.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për t’u rikthyer në punë, sepse tani anglezët janë në shtëpitë e tyre.
“O popull pellazg çonu punoni se anglezët jon shku në shpi”, ka përfunduar Munishi.
Kujtojmë që Kosova dhe Anglia janë përballur mes tyre në mbrëmjen e 17 nëntorit në “Fadil Vokrri”, teksa “Tre Luanëve” iu bë pritje fantastike nga tifozët kosovar.
Ndeshja në fund përfundoi me rezultat 4-0 në favor të Anglisë.