HomeKRYESORESarri e thotë hapur: Shpresoj që ‘Topin e Artë’ ta fitojë ky...

Sarri e thotë hapur: Shpresoj që ‘Topin e Artë’ ta fitojë ky lojtar!

Sarri shpreson që “Topi i Artë” për vitin 2019 të shkojë për futbollistin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldon, pavaresisht ndonje polemike qe ka patur me te kohet e fundit.

Portugezi është një ndër kandidatët për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2019, edhe pse mediat raportojnë se CR7-ta është pas Lionel Messit dhe Virgil van Dijk të Liverpoolit.

Sido që të jetë, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri shpreson që Ronaldo ta fitojë këtë çmim prestigjioz.

Kush mendoni se do ta fitojë Topin e Artë? “Nuk e di, por besoj dhe shpresoj që do ta fitojë Cristiano Ronaldo”, u shpreh Sarri.

“Nëse nuk ndodh kështu, do të më vinte keq, pasi po flasim për një futbollist të klasit botëror, që është gjithmonë aty në majë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments