Pas gati një dekade të errët me dështime të njëpasnjëshme, me ardhjen e një ikone të Juventusit si Antonio Konte, Interi duket se po rikthehet te ditët e lavdisë.

Një meritë të madhe për këto suksese ka sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, i cili ka qenë vendimtar në rezultatet pozitive që zikaltrit po regjistrojnë këtë sezon.
22-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer dhe, me sa duket, të gjithë këtë frymëzim e merr nga e dashura e tij superseksi Agustina Gandolfo.

Modelja argjentinase njihet për linjat e saj bombastike dhe është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale.




