Vllaznia do te luaje javen e ardhshme serish ne transferte, kete here ne Korçe ndaj Skenderbeut, sfide kjo qe do te luhet diten e shtune ne oren 16.00.

Pasditen e sotme neper media te ndryshme ka qarkulluar lajmi se te dy ekipet do te kene mungesa, teksa per Skenderbeun do te mungoje per arsye kartonash mbrojtesi Bruno Dita qe ka plotesuar numrin kater te kartonave te verdhe.

Po ashtu, shkruhej se edhe Vllaznia do te kishte mungesa ngaqe mbrojtesi Dajan Shehi ka plotesuar edhe ai numrin kater te kartonave te verdhe. Por ne fakt nuk eshte keshtu.

Kartoni i verdhe qe Shehi ka marre te shtunen qe shkoi ne Gjirokaster ka qene i treti per te dhe per kete arsye, do te mundet te luaje ndaj korçareve ne sfiden e rradhes.

Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire per trajnerin Jonuz sepse nuk do te kete nevoje te nderhyje ne repartin e mbrojtjes, repart ky qe ka krijuar stabilitet ne lojen e tij.
www.shkodrasport.com

Dajan Shehi