Pa shume zhurme dhe pa marre ndoshta edhe vemendjen e duhur, por ne krye te Vllaznise se femrave ai vazhdon te korre njeri pas tjetrit suksese çdo vit. E kemi fjalen per trajnerin Nikolin Leka i cili po mbyll vitin e tij me te suksesshem ne krye te ketij ekipi, teksa ka fituar me te titullin e 9-te kampion, kupen e 9-te dhe po ashtu, ka rregjistruar rezultatin historik, kualifikimin ne 16-shen me te mire te Europes.

Pikerisht per te gjitha keto arritje, gazeta “Shkodra Sport” e vleresoi ate si “Personazhi i vitit 2022” dhe gjate mbremjes gala te zhvilluar mbremjen e se merkures, mori çmimin perkates nga drejtori i RTSH Shkodra, Ergys Kavaja. Leka nderkohe ka dhene nje intervisten per gazeten tone teksa ka folur per keto emocione, por edhe ka shpalosur objektivat per vitin e ardhshem:


– Jeni vlerësuar nga “Shkodra Sport” si “Personazhi më i mirë i vitit 2022”. Çfarë ndjesie përjetuat në atë ceremoni?

Te vleresohesh si “Personazhi i vitit” eshte nje ndjesi e mire sepse ndihesh i vleresuar per punen qe ben dhe ketu dua te falenderoj gazetën “Shkodra Sport” per kete organizim te shkelqyer qe beri.


– Meqenëse jemi në periudhë fundviti, a keni bërë një bilanc të arritjeve tuaja gjatë këtyre 365 ditëve?

Normalisht qe ky vit qe po leme pas ishte nje vit i suksesshem ku perveç trofeve brenda vendit, siç ishte kampionati kombëtar dhe Kupa e Shqiperise, patem nje sukses shume te madh edhe ne arenen nderkombetare. Aty arritem rezultate shume te mira duke shkuar per here te pare deri ne fazen e grupeve te “Champions League”. Medoj se me mire se kaq, nuk mund te benim.


– Cili është urimi juaj për këto festa të fundvitit?

Padiskutim qe urimet per kete fundvit jane te shumta duke filluar me te gjithë tifozat e Vllaznisë, me te gjitha mediat e Shkodres, me familjen time, me drejtuesit e ekipit, me stafin me te cilin punoj çdo dite dhe mbi te gjitha me vajzat e ekipit. Te gjitheve i uroj nje vit sa me te mbare, shendet e mbaresi te gjithve dhe kuptohet edhe rezultate sa me te mira.


– Cilat janë objektivat dhe synimet tuaja për vitin 2023?

Padiskutim qe si çdo vit, edhe per kete qe po afron, ne si ekip kemi objektivat tona, fitimin e kampionatit qe per ne eshte kampionati i 10-te rradhazi dhe do te vendosim yllin ne fanele. Po ashtu synojme fitimin e Kupes se Shqiperise. Njekohesisht ne arenen nderkombetare eshte Champions League, kompeticioni ku do te fokusohemi serish qe te arrijne rezultatet e sivjetshme.
Intervistoi: Gjergj KOLA