Adnmiknistratori i klubit të futbollit Vllaznia sh.a Suad Lici ka vlerësuar fitoren e arritur ndaj Luftëtarit, por edhe mikepritjen qe ka gjetur në këtë qytet. Administratori e vlerëson si tejet pozitive arritjen e këtyre tre pikëve duke bërë që skuadra të jetë tani gjithnjë e më shumë larg dy vendeve të fundit, por nga ana tjetër duke mbetur sërish në grupin e skuadrave të para.
“Ishte në fitore me shumë vlerë për ekipin tonë. Ishim pergatitur për një gjë të tillë dhe e arritëm. Morëm atë deshëm por kjo nuk erdhi pa shumë mund. Mmund të them se siç e fituam edhe mund ta kishim humbur takimin. Në fund rrezikuam për të shkuar drejt këtij suksesi.
Ndërsa dua të falenderoj edhe publikisht stafin drejtues të klubit Luftetari pasi na kanë bërë një pritje që nuk duhet harruar. Po ashtu edhe gjykimin ëq ishte teje korrekt në ccdo drejtim. Tani mendoj s’ duhet që të shikojnmë për të mos iu larguar grupit të ekipeve”- u shpreh Lici.
Merkato
Për administratorin Lici tani fillon edhe më shumë puna për pjesën e mbetur të seoznit. Tekniku Jonuz ka shprehur edhe publikisht kërkesat e veta për përforcime sidomos në repartin e sulmit. Por nga ana tjetër administratori Lici nuk duket se ngutet në këtë drejtim. Sipas tij duhet analizuar gjithçka dhe më pas të veprohet.
“Normalisht që tekniku ka kërkesat e veta për të forcuar skuadrën në ato pozicione ku edhe ka nevoje skuadra. Unë dhe drejtori sportiv, sëbashku me vetë teknikun do të analizojmë njëherë këtë pjesë të sezonit, do të kemi edhe konluzionet tona dhe më pas duhet që të veprojmë.
Për mua është ende heret që të flitet se duhen larguar apo afruar. Gjithçka më saktë do të dalë pas analizës që do ta bëjmë me shumë kujdes. Do të mundohemi që të bëjmë më të mirën në mënyrë që të shikojmë për më lart. Duhet që të jemi të kujdesshëm në këtë drejtim”, – vijoj ai.
Takimet
Për administratorin Lici e rëndësishme është që ekipi të marrë atë që i ka vënë vetes si objektiv për këtë pjesë të sezonit. Tekniku Jonuz u shpreh se dëshironte që të meerte 26-27 pikë deri në fund të këtij viti dhe i një mendimi të tillë duket edhe Lici, i cili ka besim se skuadra mund t’ia arrijë.
“Skuadra do të filloje përgatitjet për takimin me Skënderbeun. Ky është objektivi i radhës. Nuk dua që të them se çfarë do të kërkojmë pasi dihet që ne do të luftojmë në çdo takim për maksimumin. Por nëse do të arrijmë atë objektiv që i kemi vënë vetes deri në fund të këtij viti, atëherë mund të them se jemi në rrugën e duhur. Kjo do të na bënte punën më të lehtë për pjesën e mbetur, për mua ekipi ka forcë për një gjë të tillë. Por gjithçka duhet që të jetë në momentin e vet”.
Hygor
Tani Hygor Gonzales është kthyer në një çështje tek Vllaznia. Një nga afriemt më cilësore të merkatos së verës ka lënë të gjithë në pritje. Klubi i dha një leje lojtarit për arsye familjare qe tanimë dihet dhe në janar shpreson tek korrektësia e lojtarit. I pyetur për këtë çështje në fund të fjalës së tij administratori Lici u shpreh: “Lojtari kishte probleme dhe ishte njerezore që klubi të bënte atë që bëri. Unë besoj se lojtari do të kaloje me sukses problemet që pati dhe do të bahkohet sërish me skuadrën. Hygor është një lojtar që ka vlera për ekipin tonë. Ai ka qenë një mungesë e rëndësishme në këto takime”.







