Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAnçeloti i ka thënë po klubit të ri, tekniku do të firmosë...

Ançeloti i ka thënë po klubit të ri, tekniku do të firmosë për tre vite e gjysmë në Angli

Karlo Ançeloti nuk ia doli të rikthente suksesin te klubi i Napolit, ndërsa në këtë sezon rezultatet ishin tejet negative. Në këtë formë, presidenti De Laurentis vendosi ta shkarkonte 60-vjeçarin, megjithatë Ançeloti nuk ka vuajtur për të gjetur ekipin e radhës.

Italiani duket se i ka thënë po propozimit nga klubi i Evertonit në Premier League. Kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm detajet e fundit teksa Ançelotit i është ofruar një kontratë prej tre vitesh e gjysmë me një pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.

Pritet që debutimi i Ançelotit në krye të Everton të vijë këtë të shtunë në sfidën ndaj Arsenal. Ky do të ishte një rikthim për Ançelotin, i cili më parë në Angli ka provuar të stërvitë edhe ekipin e Çelsit./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments