Vllaznia pret në shtëpi Kukësin në javën e 16 të Kategorisë Superiore, aty ku synon fitoren e dytë këtë sezon ndaj verilindorëve.

Nga ana tjetër, Kukësi kërkon vazhdimësi dhe të mbajë kryesimin e në të njëjtën kohën, hakmarrje për humbjen e pësuar pak javë më parë në “Elbasan Arena”.

Sa i përket formacioneve, mungesa e rëndësishme e Vllaznisë është ajo e mbrojtësi Ualusimbi që u ndëshkua me karton të kuq kundër Skënderbeut.

Nga ana tjetër, trajneri Duro nuk ka preferuar që të bëjë surpriza duke aktivizuar futbollistët që mundën Teutën pak ditë më parë.

Formacionet:

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Kruja, Gligorov, Lika, Shtubina.

Trajner: Mirsad Jonuz

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Et’hemi, Limaj, Rroca, Abazaj, Gavaza, Shkurtaj.

Trajner. Shpëtim Duro