Giorgio Chiellini është mes lojtarëve të Juventusit që do të udhëtojnë të dielën në Riad të Arabisë Saudite për të zhvilluar finalen e Superkupës së Italisë kundër Lazios.
“Zonja e Vjetër” publikoi listën me 24 lojtarët e thirrur nga tekniku Maurizio Sarri, për të qenë të gatshëm për ndeshjen e fundit të këtij sezoni.
Por, 35-vjeçari nuk ka mundësi të luajë, pasi është ende në fazë rikuperimi pas operacionit në gjurin e majtë.
Vetë klubi torinez e konfirmoi këtë lajm në faqen e tij zyrtare.
Chiellini u operua në 3 shtator, pasi dëmtoi ligamentin e gjurit të majtë.
Mungesa e tij te Juventusi është e rëndësishme gjatë kësaj periudhe.
Sipas prognozës, Chiellini duhet të rikuperohet për gati 6 muaj nga dëmtimi i pësuar.
/syri/