HomeKRYESOREJa klubet që i paguajnë më shumë lojtarët

Ja klubet që i paguajnë më shumë lojtarët

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus janë tre klubet më të pasura në botë, madje më të pasura edhe se skuadrat e NBA-së, kjo përsa i përket mesatares së pagave vjetore.

Duke iu referuar asaj që raporton sajti i specializuar “Sporting Intelligence”, paga mesatare vjetore e një futbollisti të Barcelonës kap shifrën e 11,54 milionë eurove, kjo për vetë faktin pasi lojtarë si Messi, Suarez, Griezmann, Pique e Busquets kanë paga shumë të larta.

Në vendin e dytë me 10,4 milionë euro në këtë klasifikim special qëndron Reali i Madridit, ndërsa podiumi kompletohet me Juventusin me 9,47 milionë euro, kjo falë “efektit” Ronaldo, pasi vitin e kaluar bardhezinjtë pozicionoheshin në vendin e 9-të.

Pas 3 gjigantëve të futbollit evropian pozicionohen plot 7 skuadra të NBA-së, duke filluar nga Portland Trail Blazzer për të vazhduar me Golden State Warriors, Orlando Magic etj.

Për të gjetur një tjetër skuadër futbolli duhet zbritur në vendin e 12-të, aty ku gjendet Paris Saint Germain me pagë mesatare 8,37 milionë euro i ndjekur nga Manchester City me 8,18 milionë euro./syri/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments