Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETreshja e Liverpool makineri golash, shikoni sa skuadra lënë pas

Treshja e Liverpool makineri golash, shikoni sa skuadra lënë pas

Liverpool mori tre pikë të rëndësishme kundër Sheffield United dhe ishin dy të zakonshmit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane që i shënuan golat e kësaj përballjeje.

Së bashku me brazilianin Firmino, ata shkuan në kuotën e 28 golave.

Të tre së bashku ia kanë dalë të shënojnë më shumë gola se 12 skuadra të Premier League, kurse Arsenali ka realizuar sa treshja e Liverpool.

“The Reds” kanë sulmin e dytë më të mirë deri më tani, me 49 gola të realizuar në total. Vetëm Manchester City, me 56 gola, ka shënuar më shumë se skuadra e Jurgen Klopp. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments