Nëna e mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, e cila është edhe menaxherja e futbollistit, ka sulmuar ashpër presidentin e federatës franceze.
Në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”, nëna e Rabiot, ka mohuar zërat që kanë qarkulluar më parë për një refuzim nga mesfushori, për të qenë rezervë me Francën në Botërorin e kaluar. “ Nuk kam pasur kontakte me Le Graët. Nuk kemi kërkuar asgjë, nuk kemi folur.
Kanë qarkulluar lajme se unë kam qenë në kontakte me të, por nuk është asgjë e vërtetë, ai është një gënjeshtar i madh. Kush futbollist nuk do të donte të luante me kombëtaren e tij?
Djali im nuk ka refuzuar kurrë të jetë rezervë. Tashmë ai luan më shumë te Juventusi, dhe është gjëja që do më shumë një futbollist të bëjë.”








