Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERefuzohet oferta nga Premier Liga, talenti i Shqipërisë U19 humbi shansin e...

Refuzohet oferta nga Premier Liga, talenti i Shqipërisë U19 humbi shansin e artë të karrierës

Merkato e jaanrit ka parë si protagonist edhe një talent shqiptar në Angli, mesfushorin Armando Dobra, i cili së fundmi ka veshur fanellën e përfaqësueses U19 të Shqipërisë. Futbollisti i talentuar ka lënë gjurmë në radhët e skuadrave të moshave të Ipsuiç dhe sipas vetë trajnerit Pol Lambert, ai ishte shumë pranë kalimit te ekipi i parë.

Por gjatë janarit, Dobra mund të ndërronte skuadër dhe të kalonte nga ajo e League One, në një të Premier Ligës. Sipas mediave angleze, në adresë të klubit të tij kanë mbërritur oferta konkrete nga skuadra e Brajton, e cila gjendet në elitën e futbollit anglez.

Kjo e fundit kishte kontaktuar disa herë me Ipsuiç, duke rritur edhe vlerësimin për lojtarin herë pas here, por pa bindur skuadrën aktuale të Dobrës që ta linte të largohej,.

Oferta e fundit ka qenë prej rreth 500 mijë paund, por klubi bëri të qartë se vlerësonte shumë më tepër mesfushorin, edhe pse ai është vetëm 18-vjeçar. Ndaj pritet që futbollisti të vazhdojë të jetë pjesë e Ipsuiç dhe të ketë shanset e tij me skuadrën e parë, për të vazhduar të rritet e sidomos për ta ndihmuar që të kthehet përsëri në Championship. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments