Problemeve te pafundme qe po kalon se fundi Vllaznia, i eshte shtuar edhe ai i pezullimit te sulmuesit Liridon Latifi i cili nuk eshte pjese e skuadres prej tre ndeshjesh. Shumekush mund te kete menduar se ka qene nje vendim i trajnerit Josa ne lidhje me kete lojtar, por ka qene vete presidenti Xhaferi qe ka zbuluar te kunderten.

Nje deklarate te tille numri 1 i klubit shkodran e ka bere gjate emisionit “Sport Show” teksa ia ka lene gjithçka ne dore stafit te ri, per te vendosur ne lidhje me kete lojtar.

“Rasti i Latifit me duhet ta sqaroj se nuk ka patur te beje me trajnerin Josa. Ka qene nje vendim qe eshte marre me unanimitet nga klubi. Tani eshte stafi i ri dhe eshte sfida e tij qe secilit lojtar t’i marrin me te miren, perfshi ketu edhe Latifin.

Stafi i ri duhet t’i japin secilit shansin e vet sepse ne si klub lojtaret i kemi nje aset te çmuar dhe nuk kemi luksin te leme asnje lojtar ne stol, pavaresisht se rasti i Latifit eshte me kompleks megjithate e perseris serish se besoj qe stafi i ri do t’i marrin me te miren edhe atij”- eshte shprehur presidenti Xhaferi.

Rrjedhimisht nisur nga nje deklarate e tille, me shume siguri trajneri Miloti edhe ne kontekstin e ndryshimit te disa gjerave ne skuader, do te kerkoje rikthimin e tij ne skuader qe ne ndeshjen e rradhes me Bylisin./SHKODRA-SPORT.COM/