Përballja ndaj Bylisit do të jetë sfida e parë zyrtare e teknikut të ri të kuqebluve, Auron Miloti. Ai ka zhvilluar vetëm një takim mes llojit me ekipin e 19-vjeçarëve të akademisë Vllaznia.

Por nisur edhe nga mungesat që kishte në atë takim tekniku Miloti nuk është se arriti të hidhte në fushën e lojës skuadrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë ajo që është vënë re edhe në atë takim, por edhe nga sa është shikuar gjatë ditëve të përgatitjeve për përballjen e së shtunës, tekniku Miloti pritet që të bëjë shumë pak lëvizje në formacionet që ka hedhur në fushën e lojës ish-tekniku Josa.

Kuptohet qe ditet e fundit, pas largimit te trajnerit Josa, eshte diskutuar shume per dyshen Latifi- Vulaj dhe shume prej tifozeve ishin te mendimit se tashme te dy keto lojtare tashme do te kishin me shume hapesira aktivizimi.

Ne media nderkohe po flitet se Latifi do ta nise ndeshjen e se shtunes ndaj Bylisit qe nga minuta e pare, por “Shkodra Sport” meson se ne fakt nuk do te ndodhe keshtu. Ai do te jete kete here i gatshem per te luajtur, por do ta nise nga pankina.

E njejta situate edhe per Vulajn, por duhet thene se tani e tutje ai do te shikohet me sy tjeter nga stafi teknik sepse ndaj tij eshte hequr “embargoja” e formacionit qe i kishte vene trajneri i meparshem./SHKODRA-SPORT.COM/