Kur ka zot shtepie gjerat ecin mbare e mire ne cdo aspekt. Kjo po ndodh me Vllaznine kete sezon. Duke pare se ne cfare gjendje ka qene skuadra shkodrane vite me pare do mund te theksohet se tashme Vllaznia po rikthehet aty ku i takon dhe gjithashtu po rigjen identitetin e saj te neperkembur.

Padyshim qe te gjithe jane te mendimin se kjo eshte arritur fale punes pasionante e te palodhur te sponsorit Alban Xhaferi dhe eshte mese e vertete. Qe me ardhjen e tij ne krye te ekipit kjo skuader eshte shnderruar totalisht persa i perket performancave dhe objektivave, qe edhe pse me nje ekip komplet i ri deri me tani ja ka dale me se miri duke qene ne vend te pare dhe per me teper duke pretenduar fitimin e titullit kampion si asnjehere gjate ketyre viteve, gje kjo qe kenaq e gezon pa mase dhe tifozerine e zjarrte shkodrane.

Nje hap tjeter i madh i sponsorit Xhaferi ne drejtimin e klubit ishte dhe licensimi i ekipit per ne Kupat e Europes gje qe u be e mundur nga kembengulja e tij dhe kryebashkiakes Ademi.

Deri tani gjerat duken ne rruge te mbare por me pas cfare do te ndodhe ? Sic dihet Vllaznia akoma nuk e ka nje president te mirefillte dhe kjo i mbetet hapjes se ankandit per te vendosur pavaresisht se deri tani nuk ka nje date fikse ndonese u caktua me pare por gjithcka u anulua.

Por ne kete moment cfare mendojne tifozet? Per kete gazetari i “Shkodra Sport” Andi Gjurgjej ka kontaktuar disa personazhe qe ne Shkoder njihen mjaft. Ato kane shprehur mendimin e tyre se a e meriton Xhaferi te jete president i Vllaznise ne te ardhmen dhe se a eshte i duhuri per kete ekip. Ja çfare thone ato:

Astrit Rrahmani: “Mendimi im eshte si mendimi i shumices. Shkodra dhe shkodranet e meritojne te kene nje president te mire dhe ky mbas Valter Fushes eshte njeriu i duhur dhe i uroj me zemer pune te mbare atij dhe Vllaznise e te gjithe shkodraneve.”

Gëzim Çoçja: “Duke pare me se fundi edhe perkushtimin e tij qe ekipi te licensohet ne Kupat e Europes duke kontribuar financiarisht per te realizuar endrren tone qe e prisnim tani sa vite per te pare ekipin tone ne Europe. Me gjithe respektin e falenderoj dhe i uroj suksese ne pritshmerite e tij e tonat qe ta kemi ne krye te presidences te ekipit Vllaznia. Ne nuk kemi te ditur te gjithe konkurentet qe jane ne tender per te marre presidencen e ekipit me gjithe respektin per te gjithe ato qe kane shprehur deshiren e mire qe te afrohen prane ekipit. Une jam pro Xhaferit”.

Astrit Karakaçi: “Duke u nisur tek momenti në të cilen gjendej skuadra në fund kampionatin te kaluar që i takoi per t’u zgjat deri ne fund te korrikut pra e çorganizume si çdo herë keto vitet e fundit. Z.Xhaferi pati kurajon me i hy nje pune sa te vështirë por edhe te guximshme sepse behej fjalë për nje klub me nje administrator e pa struktura te organizuara. Puna e bere prej tij për kohen që kishte ne dispozicion eshte me u marrë shembull.

Solli nje staf shumë profesionist e ndërtoi ekipin fillimisht per te marrë pjesë e me vonë u be shumë konkurrues. Pa hyre ne hollesira e pa i ulë vlerat e shpenzimet askujt ky djali e meriton pa hezitim me qene president duke patur parasysh momentet e vështira që kena kaluar dhe qe nuk u afru askush. Kjo gje eshte shumë relative duke patur parasysh se nuk po ka ndonje kandidaturë tjetër me te goditur te pakten ne dijeninë time.

Mirë do te ishte per te patur edhe tjerë te interesuar për Vllazninë se se kjo do te bente me i vendos gjerat ne peshore (ato që janë me i vendos ne peshore), por prioritet pak me shumë duhet të kishte Albani mbasi eshte në vazhdim të punës.”

Bardh Maçi: “Absolutisht qe e meriton, pasi ka bere me te miren per Vllaznine dhe ne tifozet kuqeblu gjithashtu, e nder me te mirat qe eshte dhe nje nder kryesoret eshte kjo e liçensimit ku ai pagoi %. Padyshim ne qofte se marrim nje nder dy trofete me te rendesishme sic eshte kampionati apo kupa, atehere kjo do jete qershia mbi torte dhe nje mrekulli per ne tifozet qe ben dhurate Alban Xhaferi.

Shpresoj dhe uroj qe nje nga keto dyja ose ne fund te fundit dhe marrja pjese ne Kupat e Europes nepermjet vendit te dyte ose te trete do jete super sukses i Alban Xhaferit duke pare se ku kemi qene 10 vitet e fundit. Pra si e thashe dhe ma lart, sigurisht qe e meriton plotesisht per mendimin tim marrjen ne drejtim si president i Vllaznise. Shpresoj dhe uroj me gjithe zemer”.

Ermir Vajushi: “Për mendimin tim personal Z.Xhaferi meriton plotësisht që të jetë president i Vllaznise. Erdhi në një moment tepër të vështirë kur askush tjetër nuk i’a ngjiti dorën Vllaznisë, duke ju gjendur pranë skuadrës në një moment kritik për të, ku dukej shumë qartë që po riktheheshim në Kategorinë e Parë me një skuadër të demoralizuar dhe të dorëzuar plotësisht. Arriti që të motivonte skuadrën si moralisht ashtu edhe financiarisht dhe kjo u pa menjëherë që në ndeshjen me Skënderbeun në Korçë, ku dukej një skuadër e transformuar totalisht, pavarsisht humbjes 2-1.

Sezoni i kaluar u shpëtua me sukses duke i hapur rrugë plotësisht edhe projektit të ri “Return to Glory”. Në sezonin e ri ai arriti të krijonte një skuadër të kompletuar edhe pse pa shumë emra të spikatur dhe një klimë tejet pozitive brenda përbrënda familjes çka solli edhe rezultate shumë pozitive aq sa sot ne ndodhemi në vendin e parë kur duhen edhe 11 javë deri në finish.

Edhe pse është vetëm sponsor arriti të tregonte se meritonte jo vetëm respekt por edhe emërtimin president.
Ditën e djeshme tregoi edhe një herë tjetër se Vllaznia për të është shumë e rëndësishme dhe se projekti vazhdon, duke paguar një shifër të konsiderueshme që shkon afro 300 mln Lek (të vjetra) dhe duke i dhënë Vllaznisë dhe të gjithë tifozerisë së saj një tjetër moment entuziazmi dhe besimi. Një tregues tjetër i fortë se meriton të jetë ai president i Vllaznise. Unë besoj plotësisht në projektin e tij ambicioz. Ndaj, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të uroj që ankandi të realizohet sa më shpejt dhe fitimtar të dalë pikërisht Z.Xhaferi”.

Adrian Pirani: “Kam mendimin qe Albani qe ne fillimet e tija tek Vllaznia ka bere mire. Ai kishte nje eksperience sponsorizmit ne sportin e basketbollit por kategoria superiore e futbollit eshte dicka tjeter. Ne superiore militojne disa presidente me eksperience dhe shume aktiv ne cdo aspekt. Ka shume tifoza qe mendojne qe per te fituar nje kampionat ose trofe ose ma e pakta me kap Europen nje klubi pervec financave i duhet te kete nje president i forte.

Por edhe me veprimin e fundit te licensimit te Vllaznise brenda afatit jane shtuar tifozet qe e duan Albanin president te ardhshem te Vllaznise . Pra edhe une personalisht mendoj qe Albani ka bere mire dhe Vllaznia sido te shkoje e ka bere kampionatin e vet te sivjetem, ndonese ne presim te fitohet edhe ndonjeri nga trofete.

Pra une e pelqej Albanin ndonese do te doja te ishte me i forte ne cdo drejtim, ne investim, ne mbrojtje te te drejtave te klubit. Por ne nje ankand qe mund te behej do te doja nje gare te barabarte nuk do kisha preferenca te hapura per president dhe do rrisja vleren fillestare te ankandit pasi per mendimin tim ajo eshte qesharake.
Pra Albani ne vitin e tij te pare si sponsor ka bere shume mire. Ai tani ka edhe nje eksperience dhe do te dije te beje me mire.”

Sherif Fregjaj (Sheri Snaiperi): “Po e meriton sepse Albani e mori nga zeroja Vllaznine. Mos te harrojme se vjet ne kete kohe ishim ne vend te 8-te dhe sot Vllaznia eshte ne vendin e pare. Per kete falenderoj Albanin dhe stafin e tij per punen e palodhur qe po ngrejne Vllaznine ne piedestal dhe qe po i rikthen buzeqeshjen dhe emocionet qe shkodraneve i’u kane munguar me vite. Kam shume besim tek Albani sepse ate qe thote e mban. Puna e tregon vete se Vllaznia te jete pjesemarrese ne Europe s’eshte dicka e vogel.”

Nero Dobraçjani: “E meriton 100% per 1000 arsye. Ne qofte se arrijme te mbajme vendin e pare une do kisha thene qe titulli t’i jepej Alban Xhaferit per cdo gje qe ai po jep, per cdo kontribut qe po jep tek klubi i tij i zemres Vllaznia.”
Andi Gjurgjej