Lajme të mira për futbollin shkodran. Një nga emrat më të spikatur në futbollin e moshave në këtë qytet dhe jo vetëm, pikërisht Marçelino Preka, është shumë pranë kalimit tek skuadra e mirënjohur portugeze Porto.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Shkodra Sport” vetë lojtari i cili është shprehur: “Kam bërë kohët e fundit disa testime, kryesisht në ekipe italiane dhe kam qenë shumë pranë firmës me ekipin e Xhenoas, por fakti që jam ekstrakomunitar e vështirësonte së tepërmi qëndrimin tim atje.

Për këtë arsye, tashmë jam duke parë mundësinë që të shkoj në ndonjë vend ku procedurat janë më të lehta dhe mund t’u zbuloj faktin se pas pak kohësh, sa të normalizohet plotësisht situata prej pandemisë, do të udhëtojë drejt Portugalisë.

Drejtuesit e Portos më kanë ndjekur dhe kanë shprehur dëshirën që më të shohin disa ditë në stërvitje, para se të vendosin për gjërat e tjera. Endrra ime kuptohet është që të luaj jashtë dhe besoj se shumë shpejt ajo do më realizohet”.

Marçelino Preka është mbrojtës dhe njëkohësisht kapiten i ekipit KF Shkodra U17 që ka qenë edhe supriza e kampionatit të sivjetëm sepse është renditur në vendin e dytë dhe padyshim që ai ka një meritë shumë të madhe në këto rezultate. Përpos kësaj, shtatëlarti është edhe kontigjent dhe lojtar titull i kombëtares U17 të Shqipërisë.
www.shkodrasport.com