Më 12 maj, ish-trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi duke parë situatën e krijuar nga koronavirusi, i kishte propozuar FSHF-së që tifozët të lejoheshin në stadium, por si detyrim për ta të ishte mbajtja e maskës.

Pikërisht i njëjti propozim si ai i Luçit, mund të aplikohet nga Barcelona, që dëshiron të hapë dyert në mënyrë të pjesshme në stadiumin “Camp Nou”, për ndeshjen me Atletiko Madridin më 30 qershor.

Më këtë vendim të marrë nga Barcelona, Luçi është krenuar, teksa në profilin e tij zyrtar në “Facebook” shkruan: “Ja propozova FSHF-së më 12 maj, tani do e aplikojë Barcelona.”