Ish-sulmuesi i Kombëtares, Armando Vajushi nuk po kalon një sezon të mirë me ekipin e pro Vercellit në Serinë B. 26-vjeçari është vendosur në listën e futbollistëve më të dobët të kampionatit të dytë më të rëndësishëm në Itali.

“Tuttomercatoweb” i ka vendosur notën 5.64 sulmuesit shqiptar gjatë këtij sezoni. Në 11 ndeshje që është aktivizuar, Vajushi nuk ka mundur që të gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës. Ai ka dhënë vetëm një asist për shokët e tij, por kjo është shumë pak për një sulmues, ku detyra kryesore është që të dërgojë topin në rrjetë.

Vajushi nuk po arrin që të tregojë vlerat e tij në Itali, teksa e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje. /Rozalb Lika- vipsport.al/

20 LOJTARET E VLERESUAR ME DOBET

5,50 BALDINI (Ascoli)

5,50 MARTINELLI (Foggia)

5,55 SABER (Carpi)

5,56 AGAZZI (Foggia)

5,59 NZOLA (Carpi)

5,60 MBAYE (Carpi)

5,60 MACHEDA (Novara)

5,64 VAJUSHI (Pro Vercelli)

5,64 RODRIGUEZ (Salernitana)

5,64 VALJENT (Ternana)

5,65 MECCARIELLO (Brescia)

5,68 PASCIUTI (Carpi)

5,68 JAJALO (Palermo)

5,70 BROSCO (Carpi)

5,70 GERBO (Foggia)

5,71 ALTOBELLI (Pro Vercelli)

5,72 FAZZI (Cesena)

5,73 KUPISZ (Cesena)

5,75 CINAGLIA (Ascoli)